02-12-2024

Hapet për qarkullim Bërnjakë, Jarinja ende jo

Pas 10 ditësh e bllokuar, sot në mëngjes kalimi në Bërnjak është plotësisht i hapur për qarkullim.

Lajmin e ka konfirmuar për  Indeksonline zvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Nga ora 8 e mëngjesit të sotëm, Bërnjaku është plotësisht i hapur, Jarinja nuk është ende, sepse terreni është ende duke u kontrolluar”, tha ai.

Ndryshe, më 24 shtator, këto vendkalime u mbyllën plotësisht për qarkullim pasi rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku u vra nga terroristët në fshatin Banjskë.

Në ndërkohë janë hapur vendkalimet për dalje nga Kosova, ndërsa nga sot mund të hyni edhe në veri përmes Bërnjakut.

Asnjë koment

Comments are closed.