27-07-2024

Zjarri masiv kaplon fabrikën gjigante në Kroaci (Pamje)

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmë në deponinë e plastikës të fabrikës Drava International në Osijek. Zjarri ka përfshirë plastikën e deponuar në disa mijëra metra katrorë.

Aktualisht po e shuajnë zjarrin rreth 100 zjarrfikës me rreth 50 automjete.

Nënprefekti i Osijek Baranja dhe kreu i Shtabit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Mato Lukiq tha se duhen forca shtesë për shuarjen e zjarrit ngase era po e shtyen atë të përhapet./Indeksonline/

  

 

Asnjë koment

Comments are closed.