23-11-2024

Hapet punëtoria e filigranit në Prizren

Në kontekstin e shënimit të Ditës Botërore të Turizmit, Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren ka bërë hapjen e punëtorisë së filigranit, si një traditë e vjetër dhe artizanat shumë i vlefshëm i vendit tonë.

Në një njoftim të komunës, thuhet se në këtë punëtori, gjeneratat e reja do ta kenë mundësinë që të trajnohen dhe të mësojnë gjëra të shumta nga mjeshtërit me përvojë të filigranit.

Me këtë rast, për të parë disa nga punimet e këtyre zejeve ka qenë edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka. /GazetaePrizrenit.net/

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.