24-11-2024

Hapet rast ndaj organizatorit të dasmës në Tupec të Prizrenit

Policisë në Prizren i është dashur të hap procedurë ndaj një kryefamiljari në fshatin Tupec të Hasit të Prizrenit, për shkak të organizmit të një ahengu, që bie ndesh me masat anti Covid, të përcaktuara nga Qeveria

Referuar policisë, rasti ka ndodhur  mbrëmë, transmeton Gazeta e Prizrenit.

“Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria duke organizuar aheng familjare dhe grumbullim njerëzish”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ditë më parë, policia ka njoftuar se ka ndërhyrë edhe në fshatin Atmaxhë e Korishë të Prizrenit, për të shpërndarë dasmorët për shkak të rrezikut nga infektimi./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.