17-05-2024

Hapet rruga drejt Qendrës së Skijimit në Brezovicë

Rruga që çon drejt qendrës së skijimit në Brezovicë është pastruar nga bora.

Është zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durshimi, që e ka konfirmuar këtë, duke shtuar se puna do të vijojë.

“Gjatë gjithë natës do të punojmë pandërprerë që në mëngjes të jenë të hapura edhe parkingjet në mënyrë që vizitorët ta frekuentojnë pa problem qendrën e skijimit”, është shprehur ai.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Pas një pune të pandërprerë dhe të palodhshme, është hapur për qarkullim rruga për qendër të skijimit në Brezovicë.

Gjatë gjithë natës do të punojmë pandërprerë që në mëngjes të jenë të hapura edhe parkingjet në mënyrë që vizitorët ta frekuentojnë pa problem qendrën e skijimit.

Duke i falënderuar punës së palodhshme të menaxherëve, që janë 24 orë në terren, dhe kompanive të mirëmbajtjes të angazhuar të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme.

 

Asnjë koment

Comments are closed.