21-05-2024

Prizren: Asambleisti i VV-së ngrit dyshime për një vizitë të kryetarit Totaj në Greqi

Asambleisti i LVV-së në Prizren, Selman Sokoli përmes profilit të tij në ‘facebook’, ka ngritur dyshime rreth një vizite të kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj në Greqi.

Ai ka publikuar një vendim për lejimin e udhëtimit zyrtar  dhe një urdhër obligim për pagesë

Dyshimet Sokoli i ka bazuar, për siç ka thënë, pasi nuk kishte njoftim për agjendën e tij në Greqi.

Postimi i tij:

“Në një seancë të rëndësishme të Kuvendit Komunal, ku do të votohej një propozim i tij, Shaqir Totaj kishte munguar në seancë, me arsyetimin se ndodhet në Greqi për vizitë zyrtare.
Pasi nuk kishte njoftim për agjendën e tij në Greqi, ne i kërkuam të jetë transparent përmes qasjes në dokumente publike. Por, përgjigja që morëm ishte vetëm shuma e shtesave që i ka marrë si parapagim për vizitën evetuale në Greqi.
Për shkak të transparencës Totaj duhet t’i shpjegoj qytetarëve për:
Kohën e vizitës dhe qëndrimit në Greqi;
Aktivitetin që e ka zhvilluar atje ose takimet që i ka pasur;
Kush është organizatori që e ka ftuar;
Ftesën e organizatorit dhe arsyen e ftesës;
Shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit atje etj.
Ndryshe nëse vërtetë ka qenë atje, pse nuk i ka ndarë të dhënat me publikun, sepse taksapaguesit prizrenas kanë të drejtë të dijnë se si dhe pse po shpenzohen taksat e tyre”.

Asnjë koment

Comments are closed.