03-05-2024

Hapet rruga në lagjen “ Gurishta” të Prizrenit

Komuna e Prizrenit përmes faqes zyrtare njofton se ka bërë hapjen e rrugës në lagjen “Gurishtë”, duke mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve në atë zonë.

Pas shpalljes së interesit publik nga Kuvendi Komunal dhe nisjes së procedurave për shpronësimin e pjesëve të pronave të paluajtshme në parcelat kadastrale, tashmë janë bërë punimet për hapjen e kësaj rruge me anë të një zgjidhjeje alternative deri në realizimin e plotë të projektit.

Falënderohen qytetarët të cilët kanë kontribuar për hapjen e kësaj rruge të bllokuar, e cila me vite të tëra ka penguar në qasjen e lirë të më shumë se 100 shtëpive të asaj zone, thuhet në këtë njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.