06-05-2024

Hapi i madh, arrihet marrëveshja për transferin nga Ballkani te Legia

Qëndrim Zyba do të bëjë një hap të madh në karrierën e tij, duke nënshkruar me klubin e madh nga Polonia, Legia Varshavën.

Kjo lëvizje vije pasi klubi nga kryeqyteti polak kishte vëzhguar për një kohë mesfushorin e Ballkanit

Sipas mediumit nga Polonia “TVPSport”, nën-kampionët e këtij vendin patën mundësi ta vëzhgonin Zybën në Turqi, atje ku kryen përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit – siç bëri edhe Ballkani.

Raportohet se tashmë është arritur një marrëveshje mes klubeve dhe 22-vjeçari do t’u nënshtrohet testeve mjekësore në Legia në ditët në vijim.

Çështja e transferimit pritet të përmbyllet brenda tre ditëve të ardhshme.

Transferimi do të jetë në bazë të përhershme, teksa klubi nga Theranda besohet se do të përfitojë 500 mijë euro nga shitja e Zybës.

Zyba është pjesë e Ballkanit nga viti 2022, kur kishte kaluar nga Prishtina.

Ai numëron edhe katër paraqitje me Kombëtaren e Kosovës. /GE/

Asnjë koment

Comments are closed.