18-04-2024

Haradinaj dekoron me medalje Sheh Xhemajliun nga Lugishta

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot i ka ndarë medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, Sheh Xhemajli Shehut nga Lugishta e Hasit, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Medalja ndahet për kontributin e dhënë për çështjen kombëtare. Haradinaj për këtë ka njoftuar përmes faqes në “facebook”.

Njoftimi i tij:

Sot i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për kontributin e tij në çështjen kombëtare, Sheh Xhemajli Shehut.

Prijësit fetarë ishin pranë popullit në periudhat më të rëndësishme historike. Mësimet e këshillat e tyre, ishin motivim edhe për gjeneratën e UÇK-së, që solli lirinë.

Sheh Xhemajlin e falënderoj për mikpritjen!

Asnjë koment

Comments are closed.