24-11-2024

Haradinaj i bënë thirrje Hotit mos të dalë nga kushtetuta

“Parimi i paprekshmërisë territoriale. Parimi i kushtetshmërisë dhe Zajednica nuk do të diskutohen në Uashington fare. Ndërsa që njohja të arrihet është pak e vështirë të besohet. Por do të ketë një avancim politik. Shtëpia e Bardhë do të kërkojë nga BE një avancim më të madh në dialog. BE është frikësuar që mos Shtëpia e Bardhë do të shtyjë përpara një marrëveshje përfundimtare por kjo nuk do të arrihet”, ka thënë ai.

Askush nuk ka mandat me e shkelë kushtetutën, vetëm kuvendi mund ta ndryshojë atë.

Haradinaj tha se i jep përkrahje kryeministrit në parimet e dialogut, ai tha se nuk donte të bartej dialogu në atë teknik përmes koordinatorëve.
Ai tha që “nëse preket kushtetuta nuk është vonë me dalë nga tavolina“.

Nëse preket kushtetuta sipas tij, kryeministri duhet të flasë me kuvendin e jo me koalicionin.

Sipas Haradinajt të gjithë i shërbejmë një vizioni, kemi bërë shumë sakrifica, “por prap hapat duhet bërë sigurtë dhe sakt e jo me u ngut, më mirë ngadale se me ba hap të gabuar“, tha Haradinaj.

Duhet me ditë me u ndal e me u qu prej takimit por edhe me thënë jo, nuk i thuhet jo Amerikës por sprapses së Kosovës, nëse ka marrëveshje kundër kushtetuese.

Ai tha se e do njohjen, por nëse do të del nga kushtetua mos të lëvizë nga situata.
Haradinaj tha se i frigohet gabimeve dhe pasojave të tyre.

Sipas tij Kurti i kishte frikë Grenellit dhe Amerikës, e Haradinaj tha se i ka frikë gabimeve të njerëzve të Kosovës, sipas tij problemi është tek ne, sepse ka parë njerëz që kanë lëshuar edhe vijat e frontit.

Asnjë koment

Comments are closed.