Haradinaj këndon “Shqipëri moj trime, të ka zili bota (video)
E ftuar pasditen e së premtes në “Ftesë për 5” në Top Channel ishte Anita Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Teksa po fliste për bashkëshortin e saj, ajo u shpreh se Haradinaj e provon shpesh të këndojë.
Më pas, u shfaq një video, ku Kryeministri i Kosovës ia merr këngës ekskluzivisht për “Ftesë për 5”.
“Shqipëri moj trime, të ka zili bota”, këndon Haradinaj, ndërsa shprehet se ka dëshirë të këndojë, por nuk shquhet se e bën mirë këtë gjë.
Nikoqirja e emisionit i ka thënë se ishte e njoftuar se një prej pasioneve të kryeministrit të Kosovës është kënga.
“Kam dëshirë të këndoj, por nuk di, vetëm se kam dëshirë”, është shprehur Haradinaj.
Ndërsa më pas, prezantuesja i ka kërkuar atij që ta këndojë një fragment apo refren të ndonjë kënge të preferuar.
Kryeministri i Kosovës i ka treguar titujt e disa këngëve që i pëlqejnë t’i këndojë, ndërsa në atë emision e ka interpretuar këngën “Shqipëri moj trime, të ka zili bota”. /TCH/Telegrafi/