27-11-2024

Haradinaj: Kurti e rrejti Amerikën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, i ka gënjyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse fillimisht tha se do ta heqë taksën, e pastaj veproi ndryshe.

“Albin Kurti rrejti, prandaj u prish me Amerikën. Tha do ta heqë taksën, e kur erdhi në Qeveri, refuzoi ta bëjë atë”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj tha se nuk është koha që të bëhemi pikë e pesë, e gjithashtu koalicioni i radhës duhet ta ketë prioritet të mos ndahet Kosova.

“Tash s’është koha të bëhemi pikë e pesë. Koalicioni i ardhëm duhet ta ketë pikë të vetën që Kosova të mos ndahet. Gjithashtu një proces të dialogut që udhëhiqet nga Amerika, që tash është realitet, dhe gjithashtu një kontratë për njohje”, ka thënë Haradinaj.

“Taksa duhet të hiqet, por të lidhet me një proces për njohje”, shtoi ish-kryeministri./GazetaExpress.com

Asnjë koment

Comments are closed.