Haradinaj: Nuk jap dorëheqje, shkuarja ime nuk e ndreq gjendjen e vendit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, beson thellë se rezistenca ndaj taksës do ta sjell njohjen e Serbisë. Ai në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se i vetmi kompromis për largim të taksës do të ishte një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës e Serbisë.
Ai theksoi se është i hapur për çfarëdo zgjedhje e cila do të ishte në dobi të vendi, madje edhe për qeveri gjithëpërfshirëse.
Ai ftoi për takim edhe partitë opozitare, LDK-në e LVV-në, nëse kanë siç tha ai formulën për zgjidhje.
Haradinaj theksoi se nuk jep dorëheqje meqë sipas tij, vendimet që po merr janë të drejta.
“Unë nuk duhet me qenë bllokues nëse diçka e mirë i vjen vendit. S’po du me dhënë dorëheqje se mendoj që kam të drejtë me vendimet që po i marrë. Unë kam pas këshilla edhe për ushtrinë. Edhe ligji për Trepçën ishte i vështirë. Nuk mendoj që shkuarja ime e ndreq gjendjen në këtë vend”, ka thënë Haradinaj.