20-04-2024

Shumica e viktimave në aksidentin e ndodhur në Maqedoni janë shqiptarë

Shumica e viktimave që humbën jetën sonte nga aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Tetovë janë nga Gostviari.

Burime të Indeksonline kanë theksuar se viktimat janë shumica nga Gostivari, vend ky që njihet për banimin e shumë shqiptare. Se pasagjerë të këtij autobusi ishin shumica nga Gostivari e ka konfirmuar edhe i pari i kësaj komune, Arban Taravari.

Ai është shprehur i trishtuar nga kjo tragjedi duke theksuar se ka vizituar vetë disa prej të hospitalizuarve, ku shtoi se gjendja e tyre po trajtohet me profesionalizëm nga ekipi mjekësor.

Deri më tani është konfirmuar vdekja e 13 personave nga ky aksident./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.