22-10-2020

Prizren: Kosovë-Turqi, miqësore e veteranëve për nder të Pavarësisë

Për nder të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, do të zhvillohet ndeshja miqësore ndërmjet veteranëve të Kosovës dhe veteranëve të Turqisë.

Ndeshja zhvillohet më 16 shkurt nga ora 13:00.

Kjo ndeshje organizohet në bashkëpunim ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Ligës së Veteranëve të Futbollit të Turqisë.

Veteranët e Kosovës në të shkuarën kanë zhvilluar ndeshje edhe me homologët e tyre nga Gjermania.

Dita e Pavarësisë do të shënohet me shumë aktivitet.

As Superliga e Kosovës nuk do të pushojë në fundjavë, kur i bie festa. /Telegrafi/

Asnjë koment

Comments are closed.