23-11-2024

Haradinaj përkujton betejën ku ra heroikisht Shkëlzeni

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka përkujtuar Betejën e Maznikut, aty ku ra heroikisht edhe vëllai i tij Shkëlzen Haradinaj.

“Në luftën tonë për liri kemi parë trimëri të papërsëritshme. Luftëtarë sypatrembur, të cilët u bënë mburojë për popull dhe Atdhe. Që të jetojë i lirë shqiptari, në betejën e Maznikut ranë heroikisht, Luan e Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Shkëlzen Haradinaj, trashëgiminë e të cilëve po e vazhdon Luani i Ri, bashkë me të gjithë luanët e ushtrisë së Kosovës. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në Fcb.

Asnjë koment

Comments are closed.