19-04-2024

Djali i Shkëzen Haradinajt kujton babain: Ti dje dëshmor për liri, unë sot ushtar për Kosovën

I biri i dëshmorit, Shkëlzen Haradinajt, Luan Haradinaj, ka përkujtuar babain e tij në 21 vjetorin e rënies së tij.Luani, i cili tashmë është pjesëtarë i FSK-së, ka thënë “Rruga jote nuk u ndal, ti dje dëshmor për liri, unë sot ushtar për Kosovën e rreth nesh shume bekim”.Shkrimi i plotë:

Përtej vdekjes deshte atdheun, Shkëlzen. Në çdo ngjyrë të lirisë të shohim, ne që nuk u takuam pas çlirimit, sepse liria ishte tashmë e shkruar nga gjaku yt.

Të takojmë saherë na merr malli, në fuqinë për të mos u ndal të takojmë, në këngën që na përkundë të takojmë…në çdo hap para për një atdhe të përsosur të takojmë.

Rruga jote nuk u ndal, ti dje dëshmor për liri, unë sot ushtar për Kosovën e rreth nesh shume bekim.
Prehu i qetë Shkëlzen me shokë, atdheu u bë, Kosova po bëhet.
Lavdi

Asnjë koment

Comments are closed.