23-04-2024

Kurti me video-mesazh për dhunën në familje: Virusi nuk do ta shtyjë dënimin e dhunës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rritjen e rasteve të dhunës në familje në kohë të izolimit për shkak të përhapjes së virusit covid 19.

Kurti tha se dhuna asnjëherë nuk arsyetohet dhe se është e papranueshme dhe e dënueshme.

“Jemi të shqetësuar se me situatën e vetizolimit, për shkak të pandemisë së koronavirusit është rritur dhe dhuna në familje.Dhuna asnjëherë nuk ka arsyetim, për ne është e papranueshme dhe e dënueshme. Qeveria jonë e ka rritur buxhetin e strehimoreve, për të mbijetuarat e dhunës në vlerën prej 900 mijë eurove. Jemi duke parë format për shtimin e fondeve të programeve kundër dhunës në familje, cfarëdo forme që merr ajo, fizike, psikike, apo seksuale”, tha Kurti.

Tutje kryeministri në detyrë theksoi se s’është kollaj kur të jetosh do të thotë veç të banosh,i mbyllur, në hapësirë të kufizuar, në stinën e pranverës.

“Në këtë kohë qëndrimi në shtëpi na shpëton nga virusi, por dhuna nuk guxon të izolohet i çështje private brenda shtëpive. Ajo duhet të raportohet e institucionet përgjegjëse ta rrisin reagimin në trajtimin e rasteve. Çdo rast i dhunës është rast urgjent , virusi nuk mund ta shtyjë për më vonë ndalimin dhe dënimin e dhunës. Prandaj, rrini në shtëpi, rrini të pastër, rrini në distancë, mbështeteni njëri-tjetrin dhe ndani punët bashkë”, përfundoi Kurti.

Asnjë koment

Comments are closed.