Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Has. Ai ka vizituar teqenë e Shejh Salih Shejhut në Lugishtë, shkruan ‘GazetaePrizrenit.net’.
Ai ka thënë se ka biseduar me shehun dhe dhe besimtarët që shënojnë muajin e shenjtë, Muharrem.
“Duke ruajtur traditën e miqësisë së ngushtë dhe respektin e madh për atdhetarin, Shejh Salih Shehu, ishte nder të qëndroj për vizitë në teqen e tij në Lubizhdë të Hasit. Mikpritje shqiptare dhe bisedë vëllazërore me mikun tim, Shejh Xhemajli Shehun, dhe bashkëbesimtarët e tij, të cilët i urova për këto ditë të sakrificës gjatë muajit Muharrem”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.