Haradinaj tregon se është prekur nga vrasja në Prizren e nënës së këshilltares së tij
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka reaguar për vrasjen nënës së këshilltares së tij, Armenda Aliu. 42 vjeçarja dyshohet se u vra nga burri i saj pas një mosmarrëveshjeje.
Haradinaj ka thënë se është thellë i prekur nga vdekja e Armenda Aliut, derisa u ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve.
“Thellë i prekur nga vdekja tragjike e Armenda Aliut, mikes sonë dhe nënës së koleges nga kabineti Diellza Hoti. Ngushëllime familjes dhe miqve. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.