09-12-2024

“Majku srpsku”, kamarieri shqiptar nuk i duron turistët serbë të cilët e provokuan

ë martën mediat serbe bënë bujë me një lajm që ka të bëjë me dy turistë serbë, të cilët sipas tyre përjetuan siklet të madh kur kamarieri shqiptar i shau me “nënë serbe” në një kafene në Budva të Malit të Zi.

Turistët pretendojnë se morën një sërë ofendimesh vetëm sepse ata kërkuan një kod të wi-fi, në vendin ku më parë kishin porositur pije, transmeton IndeksOnline.

 

“Një mik dhe unë erdhën në pushime me familje dhe fëmijë të vegjël. U vendosëm në karriget në kuvertë të kafenesë dhe porositëm një pije normalisht. Meqenëse pashë që në internet të hapur interneti nuk mund të përdoret por vetëm Instagram dhe Facebook, unë i kërkova kamerierit një kod të wi-fi, por ai tha që ne nuk mund ta merrnim atë dhe se nuk ishte për ne” u shpreh turisti serb.

 

Kur u pyet nga turisti serb “çfarë jam unë”, kamerieri shqiptar u përgjigj “kafshë”. Kamarieri, i cili është shqiptar nga Maqedonia, në atë kohë shau turistët serbë me “nënën e tyre serbe”, dhe pas një grindjeje me kamerierin, burrat tanë u larguan nga bari, shkruan Danas.

Sidoqoftë, një ditë më pas, pronarja e lokalit përgenjeshtroi pretendimet e mediave serbe, duke thënë se e vërteta ishte krejtësisht e ndryshme nga ato që ishin shkruar.

Kristina Marovic deklaroi se në fakt turistët serb sulmuan stafin e kafenesë dhe se ata ishin në lokalin e plazhit, e jo në kafene.

“Ata kërkuan një kod për një wi-fi privat që nuk përdoret në ambientet tona, madje as ne, as stafi ynë. Kamerieri nuk mund t’u jepte fjalëkalimin e tyre dhe shpjegoi se ishte një rrjet privat. Kjo i zemëroi mysafirët, kështu që ata e sulmuan atë, ”thotë Kristina. /IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.