Në 21-vjetorin e rënies, së atdhetarit e fetarit Shejh Myhedin Shehu, ai është skalitur në bronz si simbol qëndrese në Rahovec.
Më 19 korrik, si pasojë e një sulmi të paramenduar të forcave serbe, në Rahovec pati shumë të vrarë e të plagosur. Në Teqen e Sheh Myhedinit në Rahovec janë masakruar shumë gra, fëmijë dhe pleq që kishin kërkuar strehim në këtë institucion fetar.
Gjatë ofensivës në Rahovec ishte vrarë edhe Shejh Myhedini.
Në mesin e personaliteteve fetare e shtetërore në Akademinë Përkujtimore ka marrë pjesë edhe Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.
“Sakrifica e tij për të drejtën shqiptare është frymëzuese edhe sot, kur të gjithë ne duhet të vihemi në shërbim të Atdheut, në mbrojtje të lirisë dhe sovranitetit të shtetit”, ka deklaruar ndër tjera ai./GazetaePrizrenit.net
P.S Fotot nga faqja e kryeministrit