26-04-2024

Haradinaj vizitë objekteve fetare në Prizren: Prijësit fetarë frymëzuan edhe gjeneratën e UÇK-së

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për President, Ramush Haradinaj ka vizituar  Prizrenin.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se në Prizren ka vizituar sot Sheh Abdylkadrin.

“Në Prizren kam vizituar sot Sheh Abdylkadrin, Sheh Abedinin, Sheh Hadrin dhe teqen e Melamive. Për kontribut të jashtzakonshëm në çështjen kombëtare, kam ndarë medaljet “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Në Prizren kam vizituar sot Sheh Abdylkadrin, Sheh Abedinin, Sheh Hadrin dhe teqen e Melamive. Për kontribut të jashtzakonshëm në çështjen kombëtare, kam ndarë medaljet “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.

Prijësit fetarë, përpos si udhëzues shpirtëror dhe moral të popullit, ata ishin edhe frymëzues të lëvizjes për liri. Mësimet dhe këshillat e tyre, frymëzuan edhe gjeneratën e UÇK-së, ashtu siç frymëzuan dhe kultivuan atdhedashurinë në të gjitha periudhat historike.

Asnjë koment

Comments are closed.