19-04-2024

Haradinaj viziton Mamushën, e quan urë lidhëse në mes Kosovës dhe Turqisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar me disa prej vartësve të tij në Komunën e Mamushës që është e banuar me shumicë turke.

“Mamusha është komunë simbolike sepse është rurale, bujqësore ku jeton një komunitet autokton. Është shembull i mirë i njerëzve punëtor, njerëzve të mirë, të dashur dhe të respektueshëm, që vërtetë e kanë respektin e gjithë popullit të Kosovës”, ka thënë Haradinaj, transmeton Klan Kosova.

“Është edhe urë lidhëse të popullit të Kosovës dhe atij turk. Jam këtu pwr tw mësuar kërkesat dhe nevojat e detyrat që na dalin ne si Qeveri në të ardhmen. Kjo komunë është e vogël që të ardhurat i ka dy milionë. Jam i bindur se së bashku do mund të ecim drejt zhvillimit të Mamushës dhe drejt zhvillimit të Kosovës. Iu siguroj se Qeveria është e juaja ashtu siç jeni ju të Kosovës”.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yakcilar, ka thënë se kjo komunë ka treguar sukses që prej themelimit të saj dhjetë vjet më parë.

Asnjë koment

Comments are closed.