Haradinaj viziton Teqenë e Halvetive në Prizren (foto)
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, sot ka qëndruar në Prizren.
Ai ka vizituar Teqenë e Halvetive, ndërsa është pritur nga Shejh Abedini, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Haradinaj ka deklaruar se dhe qytetarët e kësaj treve, dhe Shejh Abedini e njohin më së miri peshën e sakrificës në përpjekje për t’iu bërë ballë sfidave dhe për të qëndruar të palëkundur në tokën e tyre, për shtet e dinjitet.
Postimi i plotë i tij në Facebook:
Mikpritje sipas tradites shqiptare nga Shejh Abedin Shehu, në Teqen e Halvetive në Prizren. Shejh Abedini dhe qytetarët e kësaj treve e njohin më së miri peshën e sakrificës në përpjekje për t’iu bërë ballë sfidave dhe për të qëndruar të paluhatur në tokën e tyre, për shtet e dinjitet.