“Hardh Fest” gati për edicionin e 17-të, organizatorët tregojnë detajet
Aktivitete të shumta dhe prej më të ndryshmeve do të jenë pjesë e edicionit të 17 të “Hardh Festit”, i cili do të nisë më 7 shtator dhe zgjat tri ditë, transmeton emisioni Express në KTV.
Organizatorët e kësaj ngjarjeje thanë në një konferencë se tashmë gjithçka është gati për këtë festë. “Hardh Fest” vazhdimisht ka sjellë emra të njohur të muzikës botërore e edhe kësaj radhe një emër i tillë nuk mungon.
Gjithashtu, gjatë këtij edicioni do të kenë rastin të promovohen edhe shumë rok-grupe.
Luma shtoi se në këtë edicion presin që të kenë më shumë vizitorë, në krahasim me edicionin e kaluar, ku sipas tyre, ishin mbi 50 mijë.
Organizatorët e ftojnë publikun që të jetë pjesë e këtij edicioni të “Hardh Festit”.