15-04-2021

Pasi kryetari i dhuroi mirënjohje, thotë se nuk e ka njohur ‘King Kobrën’

Kryetari i kuvendit të Bujanocit, Adnan Salihu, po distancohet nga mirënjohje që i ka përcjell Dibran Hoxhës i njohur me emrin “King Kobra”. Salihu ka deklaruar se nuk e ka njohur Hoxhën dhe se mirënjohja ndaj tij ka qenë krejtësisht spontane.

Salihu i kishte dhënë një mirënjohje për “King Kobrës” me arsyetimin e veprimtarisë së tij humane. Ai në sqarim e tij ka mohuar ta ketë njohur “King Kobrën”, ndërsa thekson se askush nga organizatorët e kësaj ngjarje nuk është diskutuar me të dhe se ai vetëm e ka përcjell mirënjohjen.“Përmes këtij sqarimi dua t’a njoftoj opinionin se unë Adnan Salihu në këtë eviniment bashkë me Shqiprim Musliun (djalin e Jonuz Musliut) kemi qenë të ftuar ta pranojmë një mirënjohje postmortum për të ndjerin Jonuz Musliun”.

“Unë nuk kam pasur asnjë njohuri se në këtë organizim do të ndaj mirënjohje. Pra askush nga organizatorët nuk është konsultuar me mua, për më tepër as nuk kam pasur njohuri se kush është personi në fjalë (Dibran Hoxha)”, thuhet në sqarimin e kryetarit.

Pasi kryetari i dhuroi mirënjohje rojës së ‘Kallashit’, thotë se nuk e ka njohur ‘King Kobrën’

Më tej Salihu në deklarimin e tij ka thënë se për “King Kobrën” për herë të parë ka dëgjuar dhe se nuk ka ditur asgjë për veprimtarinë e tij, teksa ka kërkuar edhe falje për mirënjohjen që i ka ndarë.

“Se kush është Dibran Hoxha apo cila është veprimtaria e tij për herë të parë e kuptova nga shkrimi i sapo publikuar në portalin Insajderi. Unë në këtë organizim nga prezantuesi i këtij organizimi kuptova që Dibran Hoxhës do t’i ndahet mirënjohje për shkak të aktivitetit humanitar, prandaj dhe pranova. Për këtë gjest i kërkoj falje publike shoqërisë shqiptare, ka përfunduar sqarimi i kryetarit të kuvendit të Bujanocit, për Insajderin.

Gjatë ditës së djeshme “King Kobra”, kishte pranuar një mirënjohje nga kryetari i kuvendit të Bujanocit. Ai ishte përzgjedhur nga organizatorët, ndërsa mirënjohjen ia ka përcjellur, Adnan Salihu.

Mbi “King Kobrën” rëndojnë mbi 150 vepra penale si dhe veprimtari të tij të dyshimta sa kishte qenë roje e valltares Donjeta Kosumit – Kallashit./express

 

Asnjë koment

Comments are closed.