27-04-2024

Harta e Covid-19 në Kosovë, Prizreni i dyti për numrin e rasteve

IKSHPK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID19 dhe 2 persona të infektuar tashmë janë shëruar.

Deri më tani që nga 8 shkurti në Kosovë janë bërë gjithsej 10130 testime, nga këto me SARS-COV-2, pozitiv kanë rezultuar gjithsej 895, transmeton Indeksonline.

Ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 657, e ka pasur 28 viktima.

Momentalisht, raste aktive janë 210, derisa shkalla e vdekshmërisë është 3.1%.

Vetëm sot janë kryer 196 teste. Ndërsa përmes një harte, mund të shihni edhe vendbanimet me raste të COVID19.

Sipas kësaj harte (me autor Ylli Ferizi), komunat pa asnjë rast janë: Graçanica, Juniku, Shtërpca, Novobërda, Parteshi, Ranillugu.

Ndërsa, pa raste aktive janë: Podujeva, Klina, Drenasi, Skenderaj, Vitia, Hani i Elezit, Gjakova.

Momentalisht, Ferizaj mbetet me numrin më të madh të të infektuarve me gjithsej 99, më pas Prizreni me 9 raste më pak e Malisheva që ka 76 raste./Indeksonline

Asnjë koment

Comments are closed.