Has: Ky është 46-vjeçari nga Rogova që vdiq nga goditja e rrufesë
Në fshatin Rogovë të Hasit, mbrëmë një person u gjet pa shenja jete.
Sipas informacioneve të para dyshohet se është goditur nga rrufeja, raporton Gazeta e Prizrenit.
Familja, të afërmit dhe faqja Rogova kanë njoftuar për vdekjen e Xheladin Gashit, 46 vjeçar.
Sipas tyre varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në ora 16:00 në varrezat e lagjes në Rogovë.
Nga Policia e kanë konfirmuar rastin dhe kanë njoftuar se kanë nisur hetimet për ta zbuluar rrethanat në të cilat ka vdekur 46-vjeçari.
“