Një lexues i portalit “Gazeta e Prizrenit” ka dërguar një video-xhirim ku shihet traseja e aksit rrugor të Hasit, Landovicë-Kushnin në shumë pjesë e mbushur me ujë.
Pasi reshjeve të shiut, gjithashtu është fryrë edhe lumi Drin, i cili ka dalë nga shtrati, duke marrë fushat përreth.
Në gjendje të keqe nga ujë ishte edhe rreth-rrotullimi tek varrezat e Landovicës, që lidh edhe hyrjen në autostradë./ GazetaePrizrenit.net(Video)