Hasani për Deklaratën për të zhdukurit: Serbia shfajësohet 100%, Kosova merr përgjegjësi

Hasani thotë se ajo ka dy probleme në dokumentin e nënshkruar. E para është se Kosova barazohet me Serbinë, ndërsa e dyta është se Kosova nuk ka ekzistuar si shtet para 2008-ës dhe nuk mund të marrë përgjegjësi për atë se çfarë ka ndodhur.

“Ajo deklaratë është mirë së pari që është bërë dhe duhet të përshëndetet pasi bëhet fjalë për një plagë që po na shoqëron që disa vite pa llogaritur vuajtjet individuale. Por në aspektin ndërshtetëror ajo deklaratë ka dy defekte jashtëzakonisht serioze pasi më ka çudit nga ata që eventualisht mund ta këshillojnë Kurtin, po flas për vendorët jo për ndërkombëtarët”, tha ai.

“Ajo që quhet zhdukje me forcë, po e shoh që menjëherë ka filluar barazimi me gjuhën shqipe. Me këtë është larguar cdo përgjegjësi e shtetit serb për këtë kategori të personave. E dyta, do të thotë, është çështja palët që i kanë në posedim provat e tyre. Kjo është e pakuptimtë. Kosova është ndërtuar si shtet, sic thotë një studiues britanik, në natën e 17 shkurtit 20087. Deri atëherë në Kosovë ka ekzistuar administrata e UNMIK-ut. Si mund të jep përgjegjësi Kosova për një periudhë kur nuk ka ekzistuar”, shtoi Hasani në T7.