17-09-2021

Hashim Thaçi kërkon për avokat Gregory Kehoe, njeriun që e mbrojti ish-gjeneralin kroat Ante Gotovina

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga gjyqtari i Procedurës Paraprake zëvendësimin e avokatit mbrojtës David Hooper me avokatin Gregory W. Kehoe, shkruan Gazeta Metro.

Kërkesa drejt gjyqtarit të procedurës paraprake nga Thaçi është bërë më 18 maj, derisa në të njëjtën ditë Hooper ka kërkuar të aprovohet largimi i tij nga pozita e avokatit kryesor të Thaçit.

“Z. Kehoe konfirmoi për Zyrën e Mbrojtjes se ai ishte thirrur me një kërkesë për të përfaqësuar Z. Thaҫi dhe se ai do të pranonte emërimin. Z. Kehoe pranohet në Listën e Këshilltarit Specialist në përputhje me Seksionin 7 të Direktivës për Avokatin”, thuhet në dokument. /gazetametro.net 

 

Asnjë koment

Comments are closed.