Hasjanët i gëzohen lëvizjes PA Viza
Prej mbrëmë, pas orës 00:00, qytetarët e Kosovës kanë fituar të drejtën e udhëtimit pa viza në atë që njihet si zona Schengen, e përbërë prej 27 shtetesh.
Kësaj të drejte i janë gëzuar shumë edhe banorët e Hasit, të cilët sic dihet më së shumti janë në mërgim, si komunitet homogjen, që ka investuar duke hapur biznese furra- piceri- pasticeri në disa vende të Evropës, sidomos në Hungari, Austri, Gjermani, e gjetiu, dhe se ku kishin probleme të shumta për vizita familjare.
Përkundër, që ka një marrëveshje edhe me Bosnjë-Hergecovinën, ku ka shumë banorë nga Hasi me biznese, në këtë vend ende nuk mund të lëvizet pa viza.
Përndryshe Hasjanët, që ditën e parë të vitit e kanë nisur lëvizjen Pa Viza.