Hasjanët ndihmuan pas tërmetit, mediat kroate vlerësojnë bukën “shpëtonjëse” të shqiptarëve
Shqiptarët e Kroacisë u angazhuan menjëherë pasit tërmeti i fuqishëm që preku në fund të dhjetorit qytetin e Petrinjës.
Pasi dërguan 1200 bukë atje, tre shqiptarë furrtarë në Rijeka vendosën të ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre gjatë këti muaji të vështirë.
Për ta bërë këtë periudhë më të lehtë dhe ditët e para të janarit më të bukura për Rijekën ata vendosën të ulin çmimin e bukës në furrat e tyre.
Porosia për bukë të ngrohet ndahet falas. Pra, jo saktësisht falas por me një ulje 3-4 fish të çmimit.
“Falenderime për pronarin, i cili jep gjithnjë bukë falas vetë për humanizëm dhe tani ka ndihmuar në tërmetin në Petrinjë”, thotë Jadrank Gojanovic nga Rijeka për pronarin e furrës së bukës Azgan Qenaj.
Jo vetëm kaq, por ata kanë vendosur në dyqan edhe një shportë me bukë, për nevojat ditore për ata që nuk kanë para e që mund ta marrin falas. Kjo premtohet dhe për janarin e vitit të ardhshëm.
Djali i tij, Denisi thotë për mediat kroate se është më mirë dhe më e dobishme të ulësh çmimin e bukës në këtë mënyrë se sa të printosh kalendare apo kartolinë.
“Për shkak se furrat në Petrinjë nuk funksionin për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe ujit, ne shkuam dhe ndihmuam aq sa mundëm”, thotë shqiptari tjetër që ka një furrë buke në Rijeka, Tafë Imeraj. Pas kthimit për pesë ditë ai e uli trefish çmimin e bukës për klientët.
“Për tu lavdëruar, por kjo nuk më çudit sepse z.Tafe ndihmon vazhdimisht ata që kanë nevojë dhe ai është i njohur për këtë”, thotë Doris Kosic nga Rijeka.
Familja Imeraj punon prej 24 vjetësh dhe janë vetëmohues për komunitetin. Jon Imeraj thotë se ata pjekin bukë deri në orën 21.00 dhe paketojnë atë që ka mbetur dhe në 5.00 të mëngjesit vijnë njerëz të Caritas që i marrin.
Në ndihmë të të prekurve nga tërmeti në Petrinjë kontribuoi dhe shqiptari tjetër nga Hasi i cili jeton në Zagreb, Alban Morina, i cili gjithashtu dërgoi bukë falas në zonën e prekur nga tërmeti.
Furrtarët shqiptarë të Rijeka thonë për mediat kroate se është mirë të punosh dhe të fitosh, por nuk ka kënaqësi më të madhe se t’i japësh bukë një të urituri./diasporashqiptare