Haskuka arsyeton punësimin e vajzës së axhës në Komunë
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në një deklarim në KTV ka pranuar dhe arsyetuar punësimin e vajzës së axhës në Komunë, gjatë kohës sa ky është në këtë pozitë.
“Nëse e shikojmë numrin e punësimeve në arsim, në shëndetësi dhe në të gjithë sektorët, atëherë kjo statistikisht është e mundur. Po, ajo punon. Ajo ka qenë si praktikante, por pastaj ka vazhduar punën e rregullt. Ka qenë konkursi për në financa”, ka thënë ai.