16-04-2024

Haskuka darkon me kryetarin e LDK-së në Prizren Qunin, temë riformatimi i qeverisë?

Para disa minutash, kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, ka postuar një foto në faqen e tij në facebook me kryetarin e degës së LDK-së, Anton Quni, partia e të cilit është në koalicion qeverisës me LVV-në e Haskukës.

Ndërkaq, sipas disa burimeve të TV Prizreni, kjo darkë i paraprinë ndryshimeve që pritet të ndodhin në kabinetin qeveritar të kryetarit Haskuka që nga fillimi i vitit në vijim me riformatimin e ekzekutivit komunal./tvprizreni.info/

Asnjë koment

Comments are closed.