19-02-2020

Pasi i dështon tenderi Komuna s’e dekoron Prizrenin, do ta bëjnë bizneset private

Kjo, pasi që tenderi për dekorim ka dështuar, shkaku i gabimeve ligjore të operatorëve ekonomikë dhe kështu është anuluar, raporton KTV.

Zyrtarë të komunës kanë thënë se dekorimin tashmë e kanë filluar bizneset private, pasi që rishpallja e tenderit do të merrte shumë kohë.

E qytetarët ndonëse thonë se qyteti i cili vizitohet nga shumë turistë për festa të fundvitit do të duhej tashmë të ishte i zbukuruar, po e mirëpresin shfrytëzimin e këtyre parave për të strehuarit nga Shqipëria.

Por, këtë veprim opozita e quan dështim të radhës të Komunës së Prizrenit e rialokimin e parave, arsyetim të kot.

Komuna e Prizrenit pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri, kishte hapur kampin e KFOR-it, për të strehuar familje të prekura nga tërmeti.

Asnjë koment

Comments are closed.