Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot ka pritur në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Tomas Szunyog, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Pas takimit, Haskuka ka deklaruar në rrjete sociale se ndihet shumë i gëzuar për përshtypjet që ambaadori ka për Prizrenin, imazhin e qytetit tonë, historinë, traditën, kulturën e multi-etnicitetin.
Sipas tij, gjatë këtij takimi është biseduar për tema të ndryshme, në fokus për projektet në arsim, shëndetësi, turizëm e zhvillim ekonomik, si dhe hapat që kemi ndërmarrë për uljen e pasojave të shkaktuara nga pandemia.
Lexo edhe:
Gjykata dhe përmbaruesit ia marrin afro 2.9 milionë euro Komunës së Prizrenit
“Ambasadori Szunyog, duke theksuar se kjo është vizita e parë zyrtare, por jo e fundit në Komunën e Prizrenit, shprehu mbështetjen e mëtejmë të BE-së për projekte dhe aktivitete të ndryshme zhvillimore”, ka shkruar kryetari Haskuka.
Takimi është mbatur në hapësirat e Kuvendit Komunal – “Shtëpisë së Bardhë”).
Pas mbajtjes së takimit, ambasadori Szunyog, i shoqëruar nga kryetari prizrenas, vizitoi qendrën historike të qytetit, monumentet e trashëgimisë kulturore dhe fetare, si dhe zhvilluan një takim të përbashkët me komunitetin e biznesit në Prizren./GazetaePrizrenit.net