Mbi 70 kombajna janë angazhuar gjatë fushatës së korrje-shirjes në arat e komunës së Prizrenit, ndërsa njërën prej tyre, për pak çaste, sot e ka drejtuar kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, derisa pa nga afër ecurinë e mbledhjes së bereqetit në arat e Piranës, transmeton ‘gazetaeprizrenit.net’.
Rendimentet e grurit për një hektarë sillen deri në 4 mijë kilogram.
Haskuka, i shoqëruar nga drejtori i bujqësisë, Egzon Elshani dhe ai i shërbimeve publike, Levent Kasëmi, sot vizituan bujqit e fshatit Piranë, të cilët janë të angazhuar në korrjen e grurit.
Haskuka u ngjit në kabinën e shoferit të kombanjës, duke provuar vozitjen dhe kënaqësinë e punës në fushë, duke thënë se është pranë bujqve për të parë nga afër një punë kaq të rëndësishme, për të cilën përgëzoi dhe mbështeti bujqit e vyeshëm të kësaj ane.
Bujku, Nexhmedin Elshani, është shprehur i kënaqur me rendimentet me rendimentet, pasi sipas tij edhe moti nuk ka qenë i favorshëm. Ai apeloi që institucionet të mbështesin edhe më tepër fermerët.
Do theksuar se shkaku i reshjeve të fundit të shiut, korrja sivjet ka filluar pak më vonë se sa herave të tjera.