22-11-2024

Haskuka e vlerëson hero dhe shembull dhuruesin e gjakut, Nijazi Krasniqin

Gjaku është i çmueshëm më tepër se shumë kush e imagjinon,  prandaj dhurimi i tij është diçka e mrekullueshme që i bëjmë jetës së të tjerëve, sidomos kur ajo vihet në rrezik.

 

Në përkujtim të javës së dhurimit vullnetar të gjakut, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka e ka sjellë në kujtesë dhuruesin e rregullt të gjakut, Nijazi (Avdi) Krasniqin (1950-2017).

 

“Këtë javë e shënohet javën e dhurimit të gjakut, andaj e përkujtojmë Nijaziun që  ndërroi jetë vitin e kaluar,  ndërsa kishte dhuruar gjak më shumë se 120 herë, duke shpëtuar dhjetëra jetë. Kjo shifër ndoshta paraqet një rekord botëror, por ka mbetur i padokumentuar”, ka shkruar në facebook ai.

 

Për solidaritetin e dhurimit të gjakut Nijaziu kishte marrë mirënjohje të shumta nga Kryqi i Kuq, institucionet shëndetësore dhe shtetërore, por edhe institucionet ndërkombëtare, ku në vitin 2008 ishte dekoruar me Medaljen e Artë, “Champion for Life, Voluntary Blood Donor“ (Kampion për Jetë, Dhurues Vullnetar i Gjakut).

“Prizreni ka shumë heronj, shumë nga ta janë të panjohur dhe të heshtur, ndër këta heronj me siguri është edhe “baci Nijazi”, një hero i vërtetë, gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar, gjithmonë i gatshëm për të dhuruar gjak, pa kërkuar favore e benefite, gjithmonë i buzëqeshur dhe i heshtur.  Sot e përkujtojmë me shpresë që të jetë shembull për gjeneratat e reja, shembull i humanizmit dhe i vullnetarizmit, Nijazi Krasniqi “Kampion për Jetë” (Champion for Life)’, ka shkruar ai./gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.