02-11-2024

Rreth 1.700 nxënës parashihet të regjistrohen në shkollat e mesme të Rahovecit

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasat e dhjeta në shkollat e mesme të larta dhe në shkollën profesionale të Komunës së Rahovecit, në të cilat në disa profile arsimore, sivjet parashihet të regjistrohen 1.717 semimaturantë, transmeton gazetaeprizrenit.net

 

Regjistrimi do të bëhet duke u bazuar në konkursin publik i cili është përgatitur nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe që është publikuar edhe në uebaqen zyrtare të Komunës.

 

Regjistrimi i nxënëseve në klasa të dhjeta, për vitin shkollor 2018/2019 do të zgjasë deri me 21 qershor.

 

Sipas Avni Morinës, drejtor i Drejtorisë Komunale të Rahovecit në koordinim me drejtorët e shkollave janë bërë përgatitjet për procesin e regjistrimit, sikurse edhe ato për përfundimin e këtij viti shkollor.

 

Në shkollën e mesme “Xhelal Hajda-Toni” parashihet formimi i 11 paraleleve, më së shumti në drejtimin e shkencave natyrore 7, derisa në ato shoqërore 4 sosh. Në shkollën e mesme “Ukshin Hoti” të Krushës së Madhe 6 paralele, ndërsa në atë të Ratkocit “12 Maji”, 5 paralele.

Në një klasë, varësisht nga profili arsimor parashihet numri i nxënësve nga 28 deri në 32 nxënës.

 

Numri më i madh i paraleleve 12 me gjithsej 1.025 nxënës, ndërkaq parashihet në shkollën “Selajdin Mullaabazi-Mici”.

 

Mbështetur në konkursin e shpallur, në Komunën e Rahovecit parashihet regjistrimi i 1.717 nxënësve në nivelin e mesëm të lartë të shkollimit./gazetaeprizrenit/

Asnjë koment

Comments are closed.