08-05-2024

Haskuka falënderon drejtuesit e Osijekut të Kroacisë, ndriçuan urën me ngjyrat e shtetit të Kosovës

Kryetari Mytaher Haskukaka ka njoftuar se qyteti i binjakëzuar me Prizrenin, Osijeku i Kroacisë, në shenjë të miqësisë tonë dhe solidaritetit në këtë kohë të pandemisë, ka ndriçuar monumentin më të famshëm të qytetit me ngjyrat e flamurit shtetëror të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, ai ka alënderuar përzemërsisht kryetarin e Komunës së Osijekut, z. Ivan Vrkić, për mbështetjen e cila është mjaft domethënëse në këto ditë të vështira ku po kalon e gjithë bota nga kriza shëndetësore e pandemisë.

Shpresoj që këtë krizë ta tejkalojmë së bashku sa më parë dhe të kemi bashkëpunim edhe më të fortë për t’u rimëkëmbur, ka shkruar Haskuka.

Asnjë koment

Comments are closed.