Haskuka: Filloi faza e tretë e aplikimeve për hapësirat me qira në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka njoftoi se ka filluar faza e tretë e aplikimeve për shfrytëzim të hapësirave me qira në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve, transmeton Gazeta e Prizrenit.
“Ky Park është i hapur për sektorin privat, institucionet dhe organizatat që merren me arsim dhe trajnim profesional, aktivitete kërkimore dhe inovative, me agrobiznes dhe përpunim të ushqimit, teknologji informative, si dhe industrinë kulturore dhe kreative”, ka njoftuar në profilin e tij në “facebook” ai.
Sipas Haskukës, përveç ofrimit të hapësirave për aktivitetet e bizneseve, ITP do të ofrojë edhe një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për investime, me një menaxhim që kujdeset për qiramarrësit.