20-04-2024

Arrestohet një shtetas serb në Prizren, kontrabandonte emigrant me kamion

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Prizren për shkak të dyshimit të kontrabandimit me emigrant, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Rasti ka ndodhur dje pasdite në Terminalin doganor, ndërsa policia sot e ka konfirmuar rastin.

Referuar Departamentit të Policisë Kufitare të Kosovës, të dyshuarit shtetas i Serbisë, gjatë kontrollit në kamionin e tij i janë gjetur gjashtë persona shtetas të huaj, që dyshohet se kanë kaluar kufirin ilegalisht.

Policia nuk ka dhënë hollësi se prej nga cili vend ishin emigrantët dhe për ku ishte destinacioni i tyre.

Lexo edhe:

Reagon ndaj Komunës,këngëtari Menan Kiseri: Marre ju qoftë për festivalin  “Zambaku i Prizrenit”

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./GazetaePrizrenit.net

Foto nga interneti

Asnjë koment

Comments are closed.