18-04-2024

Amerika del me afat kohor për finalen Kosovë-Serbi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Anthony Godfrey, ka thënë se problemi në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk është i vogël, por thekson se është optimist që është e mundur të gjendet një zgjidhje kompromisi në mes të Prishtinës dhe Beogradit brenda një apo dy vitesh.

Teksa ka folur për prioritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Godfrey ka thënë se aty përfshihet edhe ndihma për Serbinë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Diplomati amerikan ka thënë se janë në bashkëpunim intensiv me Brukselin, dhe se s’ka ndryshim të pozicionit amerikan që “BE-ja duhet të drejtojë një dialog prosperues dhe energjetik ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për të zgjidhur çështjet politike”.

Lexo edhe:

Haskuka: Filloi faza e tretë e aplikimeve për hapësirat me qira në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve

Sipas tij, SHBA beson se mund të luaj një rol jetik në përmirësimin e raporteve dhe kushteve ekonomike në Ballkanin Perëndimor, duke i dhënë mbështetje direkte rajonit për integrim në BE.

“ Angazhimi ynë në këtë çështje nuk është i ri, dhe s’është i lidhur me kampanja zgjedhore të partive. Ne besojmë në rëndësinë e stabilitetit rajonal. Prioritet nuk do të ndryshojnë as pas zgjedhjeve të Nëntorit”, ka thënë Godfrey, transmeton gazeta express.

Edhe emisari i Trump për dialogun, Richard Grenell, në një bashkëbisedim që ka pasur me serbët që jetojnë në Amerikë, ka thënë se pas zgjidhjes së problemeve ekonomike, presidenti Trump do të involvohet edhe në një zgjidhje politike mes Kosovës dhe Serbisë.

Lexo Edhe:

Reagon ndaj Komunës,këngëtari Menan Kiseri: Marre ju qoftë për festivalin  “Zambaku i Prizrenit”

Asnjë koment

Comments are closed.