28-10-2020

Përplasen Xhavit Ukaj dhe Bekim Haxhiu

Një përplasje mes deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj dhe atij të PDK-së, Bekim Haxhiu, ka ndodhur në seancën e Kuvendit, e cila është duke u mbajtur aktualisht.

Gjithcka ndodhi në momentin kur Ukaj u ngrit në këmbë duke i thënë Haxhiut, që t’ia sjell mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Lexo Edhe:

Reagon ndaj Komunës,këngëtari Menan Kiseri: Marre ju qoftë për festivalin  “Zambaku i Prizrenit”

 

“Bire këtu mocionin, unë ta nënshkruaj”, i ka Ukaj, Haxhiut, raporton Front Online.

Në këtë përplasje ndërhyri shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, i cili kërkoi nga deputeti Xhavit Ukaj të ulet.“Ulu bre se nuk ka kuptim”, dëgjohet duke i thënë Gashi, Ukajt.

As Haxhiu dhe as Ukaj nuk e morën fjalën në Kuvend dhe përplasja duket se ka ndodhur pa mikrofonë, derisa deputetët e tjerë flisnin.

Ndryshe, deputeti Ukaj, muaj më parë është komentuar pasi ai i shkoi te vendi kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe iu vërsul për ta sulmuar fizikisht.

*Fotografia ilustruese nga seanca ku Ukaj iu vërsul kryeparlamentares.

Asnjë koment

Comments are closed.