Haskuka i pikëlluar nga vdekja e paragllajdistit në Prizren
Në një aksident fatal sot mesditë në afërsi të pistës së improvizuar për paragllajding në Cvilen të Prizrenit, humbi jetën paragllajdisti i licencuar, Artan Venhari, ndërsa një person tjetër i moshës 23 vjeçare është lënduar dhe dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
Kjo ngjarje e ka pikëlluar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili në faqen e tij të ’facebook-ut’ ka shprehur dhembjen e tij, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Në fillim të korrikut Haskuka pat hapur sezonin e Paragllajdingut në Prizren.
Postimi i tij
“Ahh bre Artan…,sot na pikëllove zemrat, nuk po muj me besu që na la aq shpejtë e ike në përjetësi. Na la pa e festu fitoren…
Kosova ka pas nevojë për ty, punëtor, etik, i përkushtuar, i guximshëm… pak janë si ti, që jetojnë me zemër… dhimbje e thellë miku im, do të jesh gjithmonë në zemrat tona, i shkëlqyer. Me fat që të njoha, me fat që ishim shokë.
I lehtë qoftë dheu I Kosovës të cilën e deshte aq shumë!
Ngushellimet më të thella familjes dhe gjithë miqve, Zoti ju dhaftë fuqinë që ta përballoni dhimbjen!”, ka shkruar Haskuka. / GazetaePrizrenit.net