27-04-2024

Haskuka i pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës

Pritet që brenda pak minutave të fillojë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës për votimin e Qeverisë së re.

Tashmë në sallë kanë arritur deputetë të shumtë, por të pranishëm në këtë seancë janë edhe dy kryetarë komunash.

 

Agim Bahtiri, kryetarë i Mitrovicës dhe Mytaher Haskuka kryetar i Prizrenit kanë vendosur që të jenë të pranishëm për të përcjellë nga afër seancën për votimin e qeverisë “Kurti”, raporton Indeksonline.

 

Ndryshe tashmë në Kuvend ka arritur edhe vetë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili pritet të votohet për udhëheqjen e re të Kosovës./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.