Haskuka: Komuna e Prizrenit ia ka borxh AKP-së 15 milionë euro
Sipas tij, ujdia me AKP-në është nënshkruar nga ish-kryetarët dhe si rrjedhojë shuma e borxheve të qirasë është akumuluar me vite, për të arritur tani në shifra të larta. Haskuka ka pohuar se Komuna dhe AKP-ja janë të interesuara për gjetjen e një zgjidhjeje për këtë çështje dhe ka shfaqur bindjen se kjo ndërtesë duhet të kalojë në pronësi të Komunës pa pagesë, shkruan sot Koha Ditore.
Por përfaqësues nga radhët e opozitës në Kuvendin e Komunës së Prizrenit kanë theksuar se edhe AKP-ja ka borxhe të konsiderueshme ndaj administratës lokale në emër të tatimit në pronë, që janë krijuar nga ndërmarrjet shoqërore që janë nën mandatin e kësaj agjencie.