23-11-2024

Haskuka ndan mirënjohje për Halil Kastratin

Ai këto komente i ka bërë në ceremoninë e cila po mbahet në sallën “Sezai Surroi”, në Prizren, ku shoqata Jetimat e Ballkanit në vigjilje të 10 vjetorit të themelimit të saj po dhuron 128 shtëpi për nevojtarët.

“Vetëm në komunën tonë janë 50 shtëpi që i kemi ndërtuar së bashku me “Jetimat e Ballkanit” në dy vitet e fundit, pa e llogaritur edhe shtëpitë që i kanë bërë këta si shoqatë më herët. Këtë mirënjohje po e japim për ndihmën që e ka dhënë në ndihmë të strehuarve në Prizren, që ishin të prekur nga tëmeti në Shqipëri”, ka shtuar Haskuka.

Ndryshe, në ngjarjen e madhe që po zhvillohet në Prizren, ku po dhurohen 128 shtëpi për nder të 10 vjetorit të shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, po marrin pjesë shumë figura politike dhe nga jeta shoqërore shqiptare.

Asnjë koment

Comments are closed.